Report TV - 'Drejtësia' Lu: Nëse dështoni turpëroheni para zgjedhësve

  • 8 years ago
Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot jo si zakonisht, pasi të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

Në fjalën e tij ambasadori Lu ka qënë mjaft i ashpër kur tha se nëse dështon reforma në sistemin e drejtësisë, atëherë të gjithë ju, anëtarë në këtë Komision do të ndjeheni të turpëruar përpara zgjedhësve, por edhe përpara Bashkimit Europian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Nëse kjo reformë dështon, anëtarët e këtij komisioni do të turpërojnë veten përpara zgjedhësve. Do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA e BE. Fatmirërsiht ne sëbashku nuk do të lejojmë që të dështojmë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses"- u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu, përpara anëtarëve të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi.

Recommended