Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjetër gjyqtar përfundon ne prangat e policisë, i akuzuar per korrupsion. Behet fjale per Ibrahim Hoxhën, ndaj te cilit Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv ne nje proces civil prone. Se bashku me gjyqtarin e Gjykatës se Tiranës jane arrestuar edhe djali i tij, Ledjon Hoxha, si edhe Dritan Jazexhiu e Nevruz Gajde. Sipas Prokurorisë, gjyqtari kishte ne shqyrtim nje çështje prone, ku njëra nga palët ishte Jazexhiu, i cili për marrjen e nje vendimi ne favor te tij ka kontaktuar me ndërmjetësin Novruz Gajde, qe kishte njohje me gjyqtarin Hoxha. Nga përgjimet e Prokurorisë, mesditën e 2 majit, rezulton se Gajde ka komunikuar me gjyqtarin, duke përmendur nje gjashtëshe dhe me pas është takuar me te dyshuarin tjetër Dritan Jazexhiu ne lokalin e tij ku kane shkëmbyer nje sasi parash. Pasditen e se njëjtës dite, pas komunikimit me gjyqtarin, Gajde është takuar ne nje automjet me djalin e gjyqtarit, Ledjon Hoxhën dhe pas largimit te tij policia ka ndërhyre, duke gjetur ne mjet 600 mije leket qe dyshohet se janë shpërblimi per gjyqtarin per te vendosur ne favor te Dritan Jazexhiut.

Recommended