Report TV - Shkodër, 4 grabitës tentuan të vidhnin banesën e biznesmenit

  • 8 years ago
Pak metra larg qendrës së qytetit të Shkodrës, në mes të ditës 4 persona kanë tentuar të grabisin banesën e biznesmentit Sabah Rashketa në afërsi të konviktit të universitetit "Luigj Gurakuqi". Grabitësit janë pikasur nga banorët të cilët kanë lajmëruar policinë.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre të rendit duke rrethuar pallatin në të cilin ndodhen grabitësit. Për rreth 30 minuta policia ka mbajtur të rrethuar banesën, por pa mundur që të arrestoje grabitësit, të cilet kishin arritur te largohen nga banesa pa mundur që të futeshin brenda.

Ndërkohë, policia ka arrestuar një person të dyshuar si bashkëpunëtor të grabitësve, ndersa këta te fundit janë shpallur në kerkim.

Sipas banorëve te zonës, janë dëgjuar edhe të shtëna që dyshohet se kanë qene si shenje paralajmeri nga policia.