Report Tv-Makinat e blinduara te sekuestruara ne Shkoder

  • 6 years ago
SHKODËR- Njësia Speciale RENEA vijon kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër.

Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar katër automjete luksoze të blinduara. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', në pronësi të Licajve dhe dy 'Audi' luksoze të familjes Bajri.

Këto kontrotolle janë konkretizuar me shoqërimin e disa personave dhe sekuestrimin e makinave të blinduara të Bajrave dhe të të afërmëve të Fatbardh Licit, i cili u vra në një atentat në muajin gusht. Automjetet luksoze, siç duket edhe në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report TV, janë vendosur në Policinë e Shkodrës.