Dorëzohet ish-deputeti Azem Syla - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputeti i PDK, Azem Syla, i cili ishte shpallur ne kërkim si kreu nje grupi te dyshuar per përfshirje ne krimin e organizuar, është dorëzuar kete te premte ne policinë e Kosovës. Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Tome Gashi. Syla pritet te merret ne pyetje nga prokurori i EULEX-it. Nje dite me pare ai dorëzoi mandatin e deputetit dhe përmes nje deklarate per media sqaroi se synimi i ketij vendimi ishte qe t?i hapte rrugen drejtësisë per te hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas mediave, ish-deputeti u kthye ne Kosove nga Shqiperia, dy dite pasi autoritetet kishin kërkuar ndalimin e tij. Ne bashkëpunim me disa persona, syla mendohet te kete keqpërdorur postin si deputet ne funksion te bizneseve dhe tjetërsimit te pronave ne vleren e 30 milionë eurove. Te mërkurën u zhvillua nje operacion i gjere bastisjesh ne Prishtine, ku u arrestuan 6 persona, dhe dhjetëra te tjere u shpallen ne kërkim. Syla dhe te dyshuarit e tjere akuzohen per pastrim parash, shpërdorim te detyrës, falsifikim te dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti.