Report TV - ALPET vjen me një vision të ri në treg, kërkon të zgjerojë stafin

  • 8 years ago
Kompania e tregtimit të naftës në Shqipëri Alpet vjen më një vision dhe menaxhim të ri. Alpet e cila ka 70 pika në të gjithë vendin po zgjeron stafin e saj. Për këtë arsyje Alpet është bërë pjesë e Panairit të Punës 2016, për të kërkuar punonjës të kualifikuar. Drejtoresha e marketingut në Alpet Keti Lika, thotë se ALPET tashmë ka një vision të ri.

"Alpet gjendert në një tregtim të ri, menaxhim të ri dhe normalisht në një frymë të re në menaxhimin e biznesit," tha Lika.

Alpet kërkon që të punësojë qindra punonjës të rinj, në të gjithë vendin. Shumë persona kanë aplikuar që në ditën e parë të panairit dhe kanë treguar një interes të lartë për t'u bërë pjesë e kësaj kompanie. Drejtoresha e Marketingut në Alpet tregon edhe fushat ku kërkohen punonjës.

"Siç është dhe panairi i punës, qëllimi është për të gjetur punonjës të specializua. ne numërojmë momentalisht rreth 4 mijë punonjës. ne kemi stacionet e furnizimit, pompistët, lavazhierët, menaxherët e pikave, përgjegjësit, administrata, departamenti i IT. Pra i mbulojmë çdo kërkesë që do kenë të interesuarit," shpjegoi ajo.

Recommended