Industria minerare, Gjiknuri: Rishikim i çmimit të referencës për eksportet- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria do të rishikojë nivelin e referencës së mineraleve që janë për eksport, duke e parë si një mundësi për ti ardhur në ndihmë kësaj industrie e cila ka pësuar rënie të ndjeshme për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.Ministri Gjiknuri deklaroi se tashmë është rënë dakort për disa lehtësira fiskale të cilat do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kjo nisëm vjen pas insistimit të grupeve të interesit që thanë se po shkonin drejt falimetimit për shkak të uljes së çmimeve në bursë.
Industria minerare tashmë do të ketë një çmim më të ulët të referencës së eksportit.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, bëri me dije se tashmë është rënë dakort për këtë lehtësim të kësaj industrie që tashmë ndodhet në një ngërç për shkak të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Gjiknuri pranoi se rishikimi i rentës do të ketë impakt në buxhet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/industria-minerare-gjiknuri-rishikim-i-cmimit-te-references-per-eksportet/

Recommended