Report TV - 50 agjenci turistike italiane vijnë ​për herë të parë në Shqipëri

  • 8 years ago
50 operatorë turistik italianë kanë mbërritur në vendin për të promovuar turizmin shqiptar. Është hera e parë që një numër kaq i madh kompanish të huaja shfaqin interes për Shqipërinë. Pas mbërritjes në vendin tonë, takimin e parë përfaqësuesit e agjencive e patën në ministrinë e Ekonomisë. Gjatë këtij takimi Zv. Ministri Ervin Mete shprehu gatishmërinë për tu vënë në dispozicion gjithçka që do tu nevojitet këtyre agjencive për të realizuar qëllimin

?Ne po përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet me partnerët tanë në fushën e turizmit dhe Italia është një vend që të gjithë shqiptarët e duan dhe është një kënaqësi e madhe t?iu kemi këtu. ne do t?iu tregojmë hartën tonë turistike dhe do t?u vëmë në dispozicion çdo gjë që ju nevojitet për të realizuar qëllimin e ardhjes tuaj në Shqipëri?.

Davide Chiezi përgjegjës marketingu i kompanisë Adria Ferris shprehet optimist se pas kësaj vizite do të realizohet edhe qëllimi që Shqipëria të shtohet në destinacionet e operatorëve italianë për të sjellë turist në Shqipëri.

?Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të promovuar vende turistike. Ne bëjmë tur në të gjithë europën dhe jemi të gatshëm që të fusim edhe Shqipërinë në guidat tona turistike. Jemi këtu për t?iu thënë turistëve italianë që nga ana tjetër e Adriatikut është një destinacion shumë i mirë turistik. ne duam që tu tregojmë turistëve italianë që përveç Kroacisë, Maqedonisë e Greqisë është edhe një tjetër vend interesant për tu vizituar që është Shqipëria. ndjehem optimist se nëpërmjet këtyre 50 operatorëve turisikë ne do ta arrijmë qëllimin tonë?.

Vendi i parë që u vizitua nga 50 përfaqësuesit e Agjencive turistike italiane ishte Bunkarti. Ata patën mundësinë të njihnin një pjesë të historisë së sistemit komunist përmes këtij bunkeri antiatomik.

Recommended