Mesazhi i Papës dhe Patriarkut: Solidaritet, jo mbyllje kufijsh - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
I ulur në gjunjë duke u ngashëryer, një refugjat i lutet Papa Franceskut ta bekojë. Ka qenë kjo një prej disa skenave të fuqishme emocionuese që u përcollën nga ishulli grek i Lesbosit gjatë vizitës historike të Papa Franceskut, Patriarkut Ekumenik Bartolomeut dhe Kryepeshkopit të Greqise Jeronimos, në një përpjekje simbolike të fuqishme për ndërgjegjësimin global të liderëve politikë dhe opinionit publik mbi krizën e refugjatëve, për ta trajtuar atë me ndjenjë të thellë humanizmi dhe solidariteti dhe jo duke mbyllur kufijtë dhe duke izoluar njerëzit.

Recommended