Report TV - Protesta te liqeni, Prokuroria nis hetimin për armën e Strazimirit

  • 8 years ago
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri për veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? si dhe ndaj ligjshmërisë së projektit të ndërtimit të këndit të lojërave, në zonën e Liqenit Artificial, Tiranë.

Hetimet për Strazimirin vijnë pas referimit të dokumentave të Policisë së Shtetit në prokurori, lidhur me armën që deputeti mbante në protestën që u zhvillua te Liqeni Artificial në Tiranë, disa ditë më parë.

Vetë Strazimiri ka mohuar të ketë pasur armë me vete në protestë, ndërsa më vonë, pjestrë të PD-së thanë se ajo që Strazimiri kishte në brez ishte këllëf celulari, edhe se pamjet u manipuluan nga media.

?Emri i deputetit Strazimiri është shënuar në Regjistrin e Proçedimeve Penale të Prokurorisë së Përgjithshme në bazë të akteve paraprake të dorëzuara nga ana e Policisë Gjyqësore. Ndër të tjera, në këtë material është edhe deklarimi i shtetasit P.N., i paraqitur si ish-përfaqësues i një firme prodhimi armësh në Gjermani. Sipas deklarimit të tij, kompania që përfaqësonte, i ka dhuruar disa vite më parë një sasi armësh Ministrisë së Brendshme, një prej të cilave pretendon se është në posedim të deputetit Gent Strazimiri dhe ekspozuar prej tij në ngjarjen e datës 28.03.2016, në zonën e Liqenit Artificial, Tiranë?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.