Report TV - Thirrjet për dhunë, prokuroria nis hetimin ndaj Lulzim Bashës

  • 7 years ago
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të kreut të PD, Lulzim Basha pas padisë së Policisë së Shtetit ditën e shtunë.

Pas regjistrimit të kallëzimit, do nis hetimi për kreun e opozitës shqiptare për thirrje publike për veprime të dhunshme.

Kryetari i PD ndodhet në kushtet e veprës penale, pasi neni 223 i Kodit Penal sqaron se thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim në tre vite.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për luftë nga çadra e protestuesve të PD-së përpara Kryeministrisë ditën e premte.

"Në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore" thuhet në padinë e policisë.

"Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat...... ora t'i marrim zvarrë në këtë shesh...", citohet Basha.

Recommended