Arta Toze nga Brukseli: Aeroporti i mbyllur deri në një urdhër të dytë - Ora News-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Belgjika është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthime të njëpasnjëshme. Pak pasi shënoi ora 08:00 e mëngjesit dy shpërthime në terminalin e aeroportit të Brukselit lanë pas të paktën 13 viktima dhe 35 të plagosur. Ndërkohë 90 minuta më pas një tjetër shpërthim u dëgjua në një metro pranë selisë qëndrore të Bashkimit Europian, nga i cili raportohen 15 të vdekur.Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann. Paraprakisht sulmet raportohen të jenë të karakterit terrorist dhe të ndërlidhura me arrestimin e të dyshuarit për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.
Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë janë plagosur pas dy shpërthimeve që tronditën aeroportin e Zaventemit në Bruksel në një sulm terrorist.
Prokurori konfirmon se shpërthimi në aeroport ishte vetëvrasës dhe konfirmon numrin e 13 të vdekurve dhe 35 të plagosurve.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/bota/dy-shperthime-te-fuqishme-ne-aeroportin-e-brukselit-raportohet-per-te-plagosur/

Recommended