Pelikani Kaçurrel, specia e rrallë në Lagunën e Karavastasë në Divjakë - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Karavastaja është zona më e rëndësishme për shpendët në Shqipëri, me numrin më të lartë të shpendëve. Ajo strehon gjatë gjithë vitit mbi 245 lloje shpendësh, nga 330 të vrojtuara në të gjithë Shqipërinë.
Karavestaja është më se e njohur për tufat e shumta të shpendëve shtegtarë dhe dimërues, rosave dimëruese, baltakëve të vegjël dhe fluturimin spektakolar të pelikanit kaçurrel, simboli i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavastasë.
Ky shpend i rrallë gjatë periudhës së tranzicionit rrezikoi të zhdudej për shkak të gjahtarëve të paligjshëm dhe dëmtuesve të çerdheve të tyre. Por me shpalljen e moratoriumit që për 2 vjet ndalohet gjuetia në territorin e Shqipërisë edhe Pelikani Kaçurrel ka filluar të shumohet e të kthehet përsëri në origjinë.
Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Ky shpend ka një gjatësi që shkon deri në 1,9 metra nga sqepi deri tek bishti dhe peshon rreth 20 kg, ka ngjyrë të bardhë me pulla gri, ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti. Shumimi natyral i tij është paksa delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë duke i depozituar ato në Kënetë.
Vendi ku qëndron ky shpend i rrallë njihet si Ishulli i Pelikanit dhe ndodhet në lartësin rreth 0.5m mbi nivelin e detit. Ky ishull është i ndërtuar nga akumulimet e mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem dhe ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pelikani-kacurrel-specia-e-rralle-ne-lagunen-e-karavastase-ne-divjake/

Category

📺
TV

Recommended