Report TV - Ja kur duhet të merrni leje për punime në shtëpi/ Rregulli

  • 8 years ago
për punime në shtëpi/ Rregulli

TIRANË - Për punimet në ambientet e brendshme të banesave apo dhe në riparimin e fasadave do të duhet të merret konfirmimi nga bashkitë. Me ndryshimet në ligjin për planifikimin e territorit dhe për punimet në ambientet e brendshme të banesave apo dhe në riparimin e fasadave do të duhet të merret konfirmimi nga bashkitë.

Edhe pse dokumenti nuk është një leje ndërtimore, sërish do të duhet që pushteti vendor të njoftohet me një deklaratë punimesh mbi ndryshimet e kërkuara. Së fundi është miratuar vendimi prej KKT-së e cila i hap rrugën punimeve në shtesat në banesat ekzsistuese. Vendimi është marrë dhe për ato bashki ku për shkak të pezullimit të planeve rregulluese nuk lejoheshin lejet e ndërtimit.

Ku kërkohet deklarata paraprake? Ndërhyrjet jashtë objektit
Në ligjin 107 janë përcaktuar punimet të cilat lejohen pa pajisjen me leje ndërtimi. Për këtë duhet bërë njoftimi i deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe zhvillimit. Sipas këtij vendimi do të duhet që dhe për punime të brendshme në banesa të bëhet deklarata paraprake e punimeve.

Për sa i përket punime të jashtme, nuk do të kërkohet leje ndërtimi për ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese; -punimet mirëmbajtëse për mbulesat-vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese.

Megjithatë këto punime nuk do të lejohen nëse subjekti nuk ka protokolluar pranë pushtetit vendor deklaratën paraprake të punimeve, ku do të argumentohet qëllimi i ndërhyrjeve. Vetëm pas kësaj dhe kalimti të afatit 10 ditor lind e drejta e kryerjes së punimeve, në bazë të deklarimit të bërë.

Recommended