Report TV - Telekom Albania e Bayern München surpriza për të gjithë sportdashësit

  • 9 years ago
Të gjithë sportdashësit dhe veçanërisht tifozët e skuadrës gjermane Bayern München do të kenë mundësi të ndjekin LIVE ndeshje të këtij ekipi në ?Champions League? dhe ?Bundesliga?.Si pjesë e Deutsche Telekom që është mbështetësi kryesor i Bayern, Telekom Albania u jep pajtimtarëve mundësinë e artë për të parë nga afër këtë skuadër në stadiumin ?Allianz Arena?.

Në @Telekom Community Store pranë zonës së ish-Bllokut ka qenë pikëtakimi ku është prezantuar për herë të parë mekanizmi i lojës promocionale që nis me datë 20 shkurt dhe mbyllet me datë 5 maj.

Të gjithë pajtimtarët me parapagesë dhe pajtimtarët individualë me kontratë, pa asnjë kosto mund të bëhen pjesë e lojës promocionale duke dërguar një SMS me tekst FCB në numrin 142. Fituesit do të shpallen përmes një algoritmi me përzgjedhje rastësore. Për pajtimtarët me parapagesë, çdo ofertë që ata aktivizojnë shton mundësitë për të fituar, pasi ajo numërohet si pikë në shorte. Ndërsa, për pajtimtarët individualë me kontratë pikët do të ndahen në bazë të planit të tyre tarifor.

Telekom Albania do të hedhë katër shorte, përkatësisht në datat 4 mars, 25 mars, 15 prill dhe 5 maj dhe në secilin short do të shpallen 2 fitues. Fituesit nuk do të udhëtojnë vetëm, pasi Telekom u jep atyre mundësinë të marrin një tjetër person për të ndjekur ndeshjen. Secili fitues përfiton një udhëtim çift, ku përfshihet fluturimi, akomodimi për dy netë dhe biletat e ndeshjes që zhvillohet në ?Allianz Arena?. Sfida e parë është ajo e datës 16 mars, ku Bayern München pret ekpinin torinez Juventus. Më pas do të vijohet me ndeshje të tjera të Champions League dhe Bundesliga.

Recommended