Report TV - Rrëshen,falimentojnë tregtarët,s’ka fuqi blerëse,mbyllen dhjetëra dyqane

  • 8 years ago
Tregu i lirë i qytetit të Rrëshenit po shkon drejt falimentimit. Shumica prej tregtarëve kanë mbyllur bizneset, ndërsa dhe shumë të tjerë pritet që të deklarojnë falimentimin.

Tregtarët shprehen se shkak për këtë situatë është bërë rënia e fuqisë blerëse.

?Vetëm se rrimë kot, nuk ka lekë, s?ka leke prandaj nuk vijnë. Ka përfunduar gjithçka, gjithçka ka përfunduar? thotë një nga tregëtaret, ndërkohë që një tjetër shton se, ?S?ka popullsi fare, s?ka punë, s?ka lekë. Ka tre javë që e kam hapur s?kam bërë sefte, imagjino se çfarë punë është, tre javë s?kam bë sefte akoma? vijon ajo. Ndërsa një tjetër shton se, ?Gjithë ditën nuk hyn njeri në pazar, edhe ai dyqan që është bërë i kanë mbyll prej tatimeve prej rregullave ku ta di janë këto rregulla që shtohen nga një çdo ditë? vijoi tregëtari tjetër.


Janë me dhjetëra familje që vuaj pasojat e kësaj situate, pasi shumica e tregtarëve i kishin këto tezga të vetmin burim të ardhurash.