A1 Report - Gjirokastër, rënia e fuqisë blerëse tregtarët e fruta-perimeve në krizë

  • 9 years ago
Rënia e fuqisë blerëse në Gjirokastër, ka bërë që një pjesë e prodhimeve që tregtohen në tregun agro-ushqimor të shumicës të prishen.

Tregtarët pohojnë se kjo është e zakonshme dhe çdo ditë paratë e tyre hidhen poshtë pas kalbjes së këtyre prodhimeve e po ashtu pohojnë se dhe konkurrenca e pandershme po I dëmton rëndë.

Ata pohojnë se në këtë pikë shumice, mungojnë frigoriferët dhe kushte të tjera bashkëkohëse edhe pse paguajnë taksat rregullisht si dhe qeranë.

Rënia e fuqisë blerëse ka impakt negative edhe për fermerët e zonës, ku këta tregtare furnizohen me produkte bujqësore.