Report TV - PD, Koduzi: "Fshesa Beqaj" po largon bluzat e bardha nga puna

  • 8 years ago
TIRANE - Partia Demokratike akuzoi këtë të shtunë ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja se po bën shkurtime masive në radhët e bluzave të bardha në të gjithë vendin, pa asnjë analizë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nëndrejtori i Departamentit të Shëndetësisë Gazment Koduzi akuzoi se "fshesa Beqaj" siç ai e quajti, bëhet për të çuar fitime në xhepin e tij e të miqve të kryeministrit Rama që kanë marrë koncesione në sektorin e shëndetësisë.

Koduzi tha se ky personal shëndetësor i shkarkuar do të rikthehet në punë nëse demokratët do të marrin pushtetin në zgjedhjet e parakohshme që ata synojnë të mbahen.