Dhunimi i mjekut në Lezhë/ Bluzat e bardha ndërpresin punën: Ndihemi të rrezikuar

  • 5 years ago
Një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda në ambientet e spitalit të Lezhës u dhunua nga familjarët e një pacienti, mjekë dhe qytetarë kanë dalë në protestë në mbështetje të tij.

Në shenjë solidariteti mjekët kanë ndërprerë punën në spital. Ata thonë se ndihen të pasigurtë dhe kërkojnë mbrojtje pasi rastet e dhunimit ndaj tyre janë të përsëritura.