Hashim Thaçi thumbon opozitën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë të marrin pushtetin me dhunë. Numri dy i qeverisë Hashim Thaçi përmes një postim në facebook, ka deklaruar se Vetëvendosje, Nisma e AAK kanë humbur durimin, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij i dha të drejtë qeverisë.?Ka një kohë të gjatë që partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për t?a marrë pushtetin me dhunë. Frustrimi i opozitës është në rritje, sidomos pas vendimit të mirëpritur të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi sqaroi dy gjera esenciale: e para se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Parë të ratifikuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe së dyti, ka precizuar saktë mënyrën e themelimit dhe dispozitat kushtetuese, të cilat duhet t?i përmbajë Statuti, nëpërmjet të cilit themelohet dhe funksionon asociacioni?.Deklarata e Thaçit vjen, ndërsa liderët e tre partive kryesore opozitare kanë përsëritur thirrjet për protesta paqësore më 9 janar. Ata kanë deklaruar se tubimet do te vijojnë deri në largimin e kësaj qeverie. Me herët, Gjykata vendosi qe tre deputete te opozitës te akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës ne kuvendin e Kosovës do te vazhdojnë te qëndrojnë ne arrest shtëpiak. Trupi gjykues la ne fuqi masat e mëparshme te marra per ish-liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe dy ligjvënësit e tjerë te kësaj force, Albulena Haxhiu e Faton Topalli. Per deputeten e AAK-se Donika Kadaj Bujupi do te vijoje masa e detyrim paraqitjes ne polici. Seanca e radhës është paralajmëruar te mbahet ne 15 shkurt.