Dy tregje të reja në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e shtunë, banorët e Tiranës do të kenë ne dispozicion dy tregje të reja, ku do të bëhet tregtimi i produkteve vendase dhe bio. Qytetarët mund të zgjedhin tregun te ?Ali Demi? ose te ?Xhamlliku?, ku shiten produkte të kontrolluara për konsumatorët kryeqytetas. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, inspektoi dy tregjet, duke dhënë garanci per cilësinë e produkteve. ?Përveçse me standarde bashkëkohore të tregtimit, në këto dy tregje ka produkte bio të prodhuara nga fermerët e njësive administrative të zonave përreth Tiranës. Ftoj të gjithë qytetarët e tiranës që të konsumojnë këto produkte bio, sepse nga njëra anë kontrolli i këtyre tregjeve nëpërmjet agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit garanton produktet, por nga ana tjetër, duke blerë produkte vendase zhvillohet ekonomia bujqësore e fermerëve të njësive administrative të Tiranës?.Nisma e Bashkisë së Tiranës ?Duaje produktin vendas? ka për qëllim të sjellë sa më pranë konsumatorit produktet e shëndetshme , si dhe nxitjen dhe promovimin e ekonomisë lokale për fermerët tiranas. Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi hapjen e tregut të shpendëve në Vishnje, njësisë së Baldushkut, ku fermerët e zonës po tregtojnë gjelat e detit.