Dy seriale të reja në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Java nis në Vizion Plus me dy superproduksione të reja nga kinematografia turke. ?Mes dy dashurive? dhe ?Mbretëresha e natës? janë dy produksione që e kanë fituar publikun e tyre që në letër, pasi vijnë të realizuara në kinematografi, duke u renditur që më herët në listën e librave më të shitur. ?Mes dy Dashurish?, bazuar ne novelën me të njëjtin titull të autorit bestseller, Peyami Safa, vjen si një panoramë e kontradiktave dhe konflikteve të dy botëve të ndryshme të Stambollit, tradicionalit dhe ati modernit. Nga e hëna në të premte në ora 19:45 Vizion Plus ju fton në rrugëtimin romantik të Nerimanit mes dy dashurive, njëri prej të cilëve është bashkëshorti i saj edhe në jetën e vërtetë. Por, më herët Vizion Plus ju fton në një tjetër premierë. Ajo, Meyrem Yzerli, aktorja më e përfolur dhe më dashur në Turqi, vjen në edhe në ekranin e Vizion Plus si ?Mbretëresha e Natës?. Ajo quhet Selin dhe është një vajze ne kërkim të parfumit dhe dashurisë perfekte. Kjo e fundit do të kërkoje sakrifica të mëdha, por Selin nuk do të dorëzohet asnjëherë, përpjekje të cilën Vizion Plus ju fton ta ndiqni nga e hëna ne të premte ne orën 17.00