• 9 years ago
Pas rekomandimeve te prodhuara, komisioni i venecias miratoi draftin paraprak te reformes ne drejtesi. Komisioni nuk ben propozime, duke ia lene eksperteve shqiptare formulimin e zgjidhjeve. Nderkohe ne muajin janar, perfaqesues te tij do te vijne ne tirane per per te diksutuar draftin final.

Kryeministri rama dhe kryetari i kuvendit meta vleresojne mbeshtetjen e komisionit te venecias per reformen ne drejtesi, duke theksuar se tashme procesi futet ne nje faze te re angazhimi dhe pergjegjesie politike te mazhorances, por edhe opozites, qe duhet te degjojne zerin e popullit qe kerkon drejtesi te pavarur.

Punonjesit e tatimeve do te mund te perfitojne deri ne 6 paga shperblim vjetor, nese gjate nje viti e tejkalojne planin ne 6 muaj. Nje vendim i qeverise i njeh drejtorise se tatimev te drejten qe te perdore 2% te te ardhurave qe mbledh, afersisht 21 milion euro, per investime te brendshme dhe shperblime.?
Komisioni Europian deklaroi se Kosova duhet te plotesoje edhe 8 kritere te tjere me qellim qe te rekomandohet liberalizimi I vizave. Por duket se nje kusht jo I lehte per Prishtinen eshte edhe ai I ratifikimit te marreveshjes kufitare me Malin e Zi. Nderkohe qeveria thote se disa nga kriteret e plotesuara prej saj nuk jane perfshire ne raportin e Brukselit.

Papa francesku njeh mrekulline e dyte te nene terezes dhe me shume gjasa, 4 shtatori i vitit qe vjen do jete dita e shenjterimit te saj. Mrekullia e dyte qe i njihet murgeshes shqiptare qe krijoi urdherin ?Nene Tereza?, eshte sherimi i nje 35 vjecari Brazilian, i semure me tumor ne tru.

Kina ka vendosur serish gjendjen e alarmit per smogun e dendur e te rrezikshem qe ka pushtuar vendin. Shkollat jane mbyllur, ndersa njerezve ju kerkohet te mos dalin nga banesat. Ndotja ne ajer nga 25 mikrogram per meter kub, sot rrezikon te kaloje mbi 500 mikrogram, nje nivel jashtezakonisht i rrezikshem.

Category

đŸ“ș
TV

Recommended