• 9 years ago
Ambasadori amerikan Donald Lu, duke folur ne konferencen gjyqesore, paralajmeroi gjyqtaret e prokuroret qe jane perfshire ne afera korruptive qe te largohen me vullnetin e tyre ndryshe pas realizimit te reformes do te perfundojne ne burg. Diplomati amerikan tha se i korruptuar do te konsiderohet kushto qe nuk justifikon pasurite.

Komisioni parlamentar per dekriminalizimin perfundoi punen kete mbremje duke miratuar me konsensus ndryshimet kushtetuese, te cilat do te kalojne ne parlament te enjten bashke me ligjin. Pas miratimit te ligjit, cilido I zgjedhur qe rezulton me te kaluar kriminale nderpret mandatin..

Të kursesh po bëhet një investim gjithmonë e më pak fitimprurës. Pas rënies së fortë të interesave për depozitat bankare, tani edhe kthimi nga bonot e thesarit ka zbritur në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Ne ankandin e fundit, interesi ra në 2.54 për qind, duke qenë gati i njejte me inflacionin.

?
Ministri i mjedisit lefter koka kerkoi kontroll te rrepte mbi tregun e karburanteve, pasi cilesia e keqe e tyre eshte shkaku kryesor i ndotjes se ajrit ne shqiperi. Ai kerkoi gjithashtu edhe ndalimin e qarkullimit te makinave te vjetra qe shkarkojne gazra te deshme ne atmosfere.

Opozita nuk la mjedis te kuvendit te Kosoves pa hedhur sot gaz lotsjelles. Ne sallen e seancave, ne mbledhjen e kryesise, por edhe ne sallen alternative. Tensione pati edhe jashte parlamentit, ku protestuesit thyen xhama, dogjen makina dhe u perleshen me policine. Ambasadori amerikan ne Kosove tha se kjo ishte zhgenjyese dhe se porosia e Xhon Kerrit nuk eshte zbatuar.

Ne france ndodhi ajo qe kishin lajmeruar analistet. Pamvaresisht rezultatit pozitiv ne raundin e pare, e djathta ekstreme franceze nuk fitoi asnje rajon ne raundin e dyte. Pas raundit te pare kryeministri i vendit iu drejtua popullit me nje apel te forte per te mos i dhene pushtet ekstremisteve qe po e cojne francen ne lufte civile.

Category

📺
TV

Recommended