Basha: Nuk presim më reflektim nga qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar i ka shërbyer kryetarit te Partisë Demokratike, Lulzim Basha, per te listuar arsyet pse qeveria Rama duhet te largohet. Duke nisur nga progres raporti, i cili nuk rekomandoi hapje te negociatave, tek kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, situata e rende ekonomike apo edhe tenderat korruptive; te gjitha këto sipas Bashes, tregojnë se koalicioni PS-LSI ka dështuar. Basha ka ironizuar edhe nismën e fundit te qeverise per një Shqipëri me te pastër, qe ka ne fokus prezantimi i arritjeve ne 2 vitet e fundit. Shqipëria ka nevoje per një pastrim, por pastrimi duhet te filloje nga Edi Rama. Sipas Bashes, ka kaluar koha kur mund te pritej qe qeveria te ndryshonte kurs dhe ka ardhur radha e përballjes per largimin e saj. Por gjate fjalës para deputeteve demokrate, Basha ka folur edhe per ligjin e arsimit te larte duke mbështetur protestat e studenteve e duke u bere thirrje qytetareve te bashkohen me ta.