Një qendër për fëmijët autikë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai është ushtarak, ndërsa bashkëshortja arsimtare, por prej 11 vjetësh janë kthyer ne terapiste te djalit te tyre. Ai vuan nga autizimi ndaj i duhet vëmendje, trajtim i veçante, por dhe mundësi financiare. Ne mungese te një qendre te mirëfillte per trajtimin e këtyre fëmijëve, bashkëshortet Kamberi i kryejnë privatisht terapitë e djalit, te cilat duhet te vazhdojnë gjate gjithë jetës. Por nga sot, 11 vjeçari me autizem mund te trajtohet ne qendrën me te re per fëmijët autik te ushtarakeve. Ambienti per këta fëmije qe janë 15, është ngritur ne Tufine ne nje nga godinat e batalionit te mbështetjes. E nxitur nga historia familjare dhe vendimi i nje ushtaraku, ministria Kodheli vendosi t?u krijoje ketë mundësi ushtarakeve qe fëmijët i kane me autizem. Ne Shqipëri nuk ka shifra te sakta, por referuar statistikave ne vendet e zhvilluara te botes, 1 ne 68 fëmije vuan nga autizmi. Ne mungese te qendrave te mirëfillta per trajtimin e këtyre fëmijëve, Ministria e Shendetesise do te blejë shërbimin ne qendrat private. Ndërsa është ngritur një grup pune për llogaritjen e kostos për çdo fëmije. Një familje ne Shqipëri paguan privatisht rreth 300 euro ne muaj për terapitë e fëmijës me autizem, ndërsa ndihma qe merr nga shteti per kategorinë e autizimit është 10 mije leke te rinj.

Recommended