Pogradec, kapen 722 kg hashash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
722 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar ne orët e para të së enjtes në një tende plastmasi te fshehur ne pyllin e fshatit Velçan të Pogradecit. Droga ishte e ndarë ne 40 thasë, ku dy prej tyre kishin 18 pako të mbështjella me natriban, ndërsa pjesa tjetër e hashashit ishte e mbështjelle me batanije e bere gati për tharje. Gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar Kristjan Toten, banues në Vlorë, dhe ka shpallur tre te tjerë ne kërkim. Këta të fundit janë larguar sapo kanë pikasur praninë e forcave te rendit. Ata akuzohen për prodhim dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mësohet se droga kishte si destinacion Italinë. Pranë magazinës janë gjetur edhe dy armë zjarri, që dyshohet se i posedonin personat qe ruanin ngarkesën e hashashit.

Recommended