Avionë droge drejt Italisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas operacionit qe prangosi 16 shqiptare, policia italiane goditi nje tjetër bande italo-shqiptare te trafikut te drogës dhe arrestoi 7 persona. I koduar me emrin ?Moonlight?, operacioni u finalizua pas dy vitesh hetime te Prokurorisë se Torinos dhe ne bashkëpunim me forcat e Guardia di Financa ne Emilia Romagna, Piemonte, Lombardi dhe Lazio. Policia sekuestroi nje ngarkese rreth 500 kg marijuhane dhe 500 gram heroine, se bashku me nje avion te vogël turistik qe e transportonte, si dhe dy kamionë. Hetuesit italiane zbuluan se trafiku drejtohej nga nje familje shqiptare qe jetonte ne periferi te Milanos, e qe mbante kontaktet me trafikantet ne Shqiperi. Permes nje rrjeti te mireorganziuar ne Piemonte dhe Lombardi grupi arrinte te transportonte ne Itali sasi te medha marihuane dhe heroine. Droga blihej ne Shqiperi me çmim konkurrues dhe ngarkohej ne avionë te vegjël Cessna. Per uljen përdoreshin pista te improvizuara, te fshehura neper fusha me bar apo zona pyjore, qe u shmangeshin kontrolleve doganore apo kufitare, jo larg autostradave. Kështu humbnin gjurmët ne trafik, duke krijuar mundësinë per transportin e drogës me automjete. Droga qe do te kapte vlerën e 5 milionë eurove, furnizonte tregjet e Milanos, Torinos e Romes. Sipas mediave te vendit fqinj, policia kishte monitoruar ne dy raste mbërritjen e avionëve dhe ne njërin prej tyre është bere i mundur arrestimi i trafikanteve.