Maqedoni arrihet marrëveshja për KSHZ - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë përpara vizitës së komisionerit për zgjerim Johanes Han në Maqedoni, grupet e punës të përbëra nga katër partitë kryesore politike, VMRO, LSDM, PDSH e BDI, kanë arritur një marrëveshje për Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe votat e Diasporës. Sikurse është rënë dakord, KSHZ-ja në Maqedoni do të përbëhet nga gjashtë anëtarë, tre prej të cilëve do të zgjidhen nga mazhoranca dhe opozita dhe tre të tjerë do të jenë ekspertë që do të votohen në parlament. Vendimet e komisionit shtetëror zgjedhor në Maqedoni, do të merren me shumicë absolute. Ndërkohë sa i takon votës së Diasporës, ato do të kenë të drejtën të shprehin vullnetin e tyre në një njësi zgjedhore. Prej votimit të tyre do të dalin tre deputetë. Ky pakt miratohet një ditë nga vizita e komisionerit Han, i cili ishte ndërmjetësuesi paktit mes Gruevskit, Zaev, Thaçit e Ahmetit në marrëveshjen e Shkupit, në të cilën u ra dakord që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në prill të vitit 2016.