Arrihet marrëveshja në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas debateve qe zgjaten disa jave, katër partitë kryesore politike në Maqedoni arritën marrëveshje per çështjet e kontestuara qe lidhen me krijimin e qeverise kalimtare dhe ligjin e Përgjimeve. Pakti parashikon qe zv/ministrat të kenë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të ministrave, për çështjet qe lidhen me zgjedhjet. Postet e ministrave te Brendshëm dhe te Punës e Politikave sociale do t?i takojnë partisë opozitare LSDM. Ndërsa projektligji për Përgjimet parashikon dënime për mediat vetëm në rast të publikimit të bisedave të përgjuara telefonike që prekin privatësinë e qytetareve, por jo edhe për bisedat ku përfshihen politikanët e që prekin interesin publik. Për këtë ligj do të kërkohet edhe mendim nga Komisioni i Venecias. Sipas marrëveshjes, zgjedhjet parlamentare nuk do te shtyhen.?Qëllimi ynë strategjik si parti ishte të vendosej data e zgjedhjeve, pasi LSDM tentoi ta shtyjë, por ne nuk e lejuam, këmbëngulëm të mbetet 24 prilli dhe ia arritëm. Ligjet do t?i propozojmë ne parlament.?Qeveria e përkohshme do të zyrtarizohet deri ne 15 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa deri në fund të këtij viti kryeministri Nikolla Gruevski duhet te japë dorëheqjen për t?u zëvendësuar nga një tjetër përfaqësues i VMRO-DPMNE. Krerët e partive politike e cilësuan marrëveshjen hap pozitiv drejt zgjidhjes përfundimtare te krizës. Drejtuesi i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti tha se postet qe mbajnë përfaqësuesit shqiptare ne qeveri nuk do te preken, ndërsa e cilësoi nje zhvillim pozitiv për vendin gjetjen e konsensusit.

Recommended