Ardian Fullani i pandehur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

8 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardian Fullani nga sot është i pandehur. Ish-Guvernatori i Bankës se Shqipërisë akuzohet për shpërdorim detyre. Ne orën 16:00 te se martës, ai iu drejtua prokurorisë se Tiranës, ne kufirin e mbylljes se orarit zyrtar, e larg kamerave. Ka qëndruar aty vetëm 10 minuta nen sheqerinë e avokatit, ku ka firmosur mbylljen e hetimeve. Dosja ?Fullani? i paraqitet gjykatës, një vit nga vjedhja e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Përfaqësues te prokurorisë konfirmuan zyrtarizmin procedural te komunikimit te akuzës për skandalin e bankës. Ndaj ish-Guvernatorit te Bankës Qendrore, Prokuroria ka ngritur akuze gjithashtu për shpërdorim detyre dhe në blerjen e hotel ?Dajtit? si dhe marrjen me qira të zyrave të bankës me shuma të mëdha. Në vitin 2010, Banka e Shqipërisë shpenzoi 41.4 milionë dollarë për blerjen e hotel ?Dajtit?, ndërkohë që procedura e ndjekur ishte me prokurim të drejtpërdrejtë pa konkurrentë. Marrja me qera e ambienteve të bankës kur godina ekzistuese rikonstruktohej kapnin vlerën e 1 mijë eurove qera në muaj për një ambient zyre.Ardian Fullani akuzohet se ka cenuar autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke mos emëruar për një kohë të gjatë zëvendësguvernatorin e dytë. Kjo solli probleme në ushtrimin e përgjegjësive të kontrollit në Bankën e Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugë vjedhjes në Thesarin e Shtetit. Per këtë skandal, më 20 maj Gjykata e Tiranës dënoi me 13.4 vite burg, Ardian Bitraj ish- punonjës i Thesarit dhe Mimoza Bruzian me 10 vite burg për akuzën e vjedhjes nga Thesari i Bankës së Shqipërisë.