Investimet e huaja për krizën greke - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

4 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë prej ndërmarrjeve greke, të cilat operojnë në Shqipëri nuk ka shfaqur probleme qoftë me paratë me të cilat punon, qoftë me rrezikun e mbylljes nga varësia që mund të ketë me degët greke. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja, Gentian beqiri thotë se në fakt gjatë viteve që shteti fqinj ka patur probleme me krizën ekonomike, është vënë re një fenomen i kundërt, sipërmarrësit grekë kanë shtuar investimet dhe hapjen e bizneseve në Shqipëri. Megjithatë, Gentian Beqiri thotë se vetë eurogrupi nuk duhet të përqendrojë vëmendjen tek ajo çfarë ndodh në Greqi, por edhe ne shtetet e tjera të rajonit, të cilat ndikohen nga kriza. Një fond i posaçëm për të ndihmuar sipërmarrjet në këto vende do të eliminonte rrezikun e falimentit të këtyre bizneseve. Ndërkaq kriza në Greqi ka goditur mjaft shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Nëse shohim në këtë grafik, sasia e mallrave të cilat vendi ynë eksporton drejt Greqisë kanë rënë nga viti në vit, dhe po kështu në ulje janë edhe importet.