Liria e Cozman 5 mijë euro - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

8 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Ylber Loti, reperi kosovar i njohur me emrin e artit Cozman. Këngëtari i njohur nga Prishtina ka dale para Gjykatës i prangosur, pasi dy dite me pare u arrestua ne flagrance bashke me Altuna Sejdiun, me 20 grame lende narkotike. Prokuroja kërkoi ne Gjykate masën ?arrest me burg? per 23-vjeçarin, pasi sasia e gjetur, hedh dyshimin se mund te jemi përpara një vepre për prodhim dhe shitje te lendes narkotike. Por avokati mbrojtës kërkoi lirimin kundrejt nje garancie me argumentin se këngëtari është nje përdorues i rregullt i lendes narkotike dhe madje i nënshtrohet edhe një terapie per rehabilitim. Ne përfundim, gjyqtarja e çështjes vendosi lirimin e Cozman, kundrejt nje garancie 5 mije eurosh. Vetë këngëtari, kishte deklaruar ne polici se lëndën narkotike, e kishte për përdorim personal dhe se e kishte blerë tek një person i panjohur në Tiranë. Ne seancë, ra në sy mungesa e të dashurës së Cozman, këngëtares Altuna Sejdiu, ndërsa i vetmi që qëndroi pranë tij dhe ndau momentin e gëzimit pas lirimit të tij, ishte reperi shqiptar Stresi.