Erion Veliaj takim me veteranët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi ka marrë mbështetjen e veteranëve për kandidimin ne Tirane Erjon Veliaj, u shpreh se rikthimi i hapësirave publike do të jetë prioritet i punës së tij, nëse i besohet qeverisja e Tiranës pas 21 qershorit.?Duke ju falenderuar me gjithë zemër mbi kontributin për zgjedhjet e lokale që po afrojnë, nga sot kemi edhe 12 ditë, çka do të thotë që secili prej nesh duhet të inkurajojë gjithë Tiranën, edhe 13 komunat që na janë bashkuar, që të shkojmë në drejtimin e duhur. Unë ndihem sot i bekuar, i lumtur dhe mirënjohës që kam të gjithë mbështetjen tuaj?, Veteranët mbështesin kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim me Komitetin e Veteranëve të Luftës, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko, kandidati Veliaj mori mbështetjen e tyre në garën për kryebashkiak dhe u kërkoi atyre që në ditët e mbetura, deri më 21 qershor, të inkurajojnë të gjithë banorët për të dalë në votime. Do të krijojmë hapësira ku veteranët të kenë mundësi ku me një kosto të ulët të lexojnë gazetat, të pijnë një kafe, ashtu siç Edi Rama bëri deri në vitin 2011?.Gjate bashkëbisedimit kandidati i shumicës Erjon Veliaj e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes veteraneve dhe bashkisë.?Për të gjitha këto jam shumë i vëmendshëm dhe do të jem shumë i kujdesshëm që në secilën prej 24 njësive të kemi 24 partneritete me Komitetin e Veteranëve?,. ?Unë besoj se është pafalshme që të lejojmë vandalizmin e asaj që është kujtesa jonë, shpirti dhe historia jonë. Ndaj do të doja shumë që të kishim një bashkëpunim për të pasur një inventar të të gjithë objekteve që kanë nevojë për restaurim?.Përfaqësuesit e Komitetit të Veteranëve të Luftës vlerësuan punën e Veliajt në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sidomos për reformën e pensioneve.

Recommended