Mazhoranca: Jo paktit të PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka shpërfillura propozimin me te fundit te opozitës per nje pakt mes partive politike per dekriminalizimin e zgjedhjeve te 21 qershorit. Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka mohuar te kete marre ndonjë draft marrëveshje nga Partia Demokratike, por ka theksuar se shumica do te pranoje vetem ndërhyrje ligjore qe ndihmojnë ne zgjidhjen e kësaj problematike dhe jo deklarata per konsum mediatik. Ne te njëjtën linje edhe nënkryetari i komisionit te posaçëm parlamentar për dekriminalizimin, socialisti Taulant Balla ka hedhur poshtë ofertën me te fundit te Partisë Demokratike. Nje dite me pare ne emer te PD, deputeti Oerd Bylykbashi i kërkoi mazhorances te firmose nje pakt me 4 pika per te ndaluar futjen ne garën e 21 qershorit te kandidateve per rekorde kriminale. Por kjo oferte e radhës deshtoi ashtu siç dështuan edhe nismat per ndryshimin e kodit zgjedhor pasi te dy kampet paraqiten ne parlament 2 drafte te ndryshme per dekriminalizimin duke mos arritur konsensus per asnjë prej propozimeve e duke e lënë dekriminalizimin ne vullnetin e liderëve politike

Recommended