Rama: Njerëzit e PD, të paaftë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i mazhorances Edi Rama ka shfrytëzuar takimin elektoral ne Cerrik per te sqaruar nje prej deklaratave te tij me te debatueshme ne kete fushate zgjedhore. Kryeministri ka përsëritur para qytetareve te Cërrikut thirrjen per te votuar kandidatet e majte jo per mbështetjen e qeverise por sepse kandidatet e djathte janë pa alternativa. ?I keni dëgjuar ata të SHQUP-it që thonë Edi Rama po i kërcënon njerëzit, se po votuat për demokratët do t?u lërë pa bukë dhe pa ujë. Jo, nuk them fare ashtu. Unë them kush bashki voton kandidatin e SHQUP-it, merr veten në qafë, sepse ata janë të paaftë dhe mbi të gjitha, ata nuk janë caktuar që të vijnë të ndërtojnë qytetet, nuk janë caktuar që të vijnë të merren me problemet për të cilat foli Altini, nuk janë caktuar që të ndërtojnë një alternativë për të qeverisur mirë komunitetet, por ata janë caktuar që të sjellin këtu në Cërrik dhe të çojnë në çdo bashki, po qe se populli ?e ha? që t?i votojë, sherrin që keni çdo të enjte në parlament?.Rama ka folur edhe per projekte konkrete ne këtë zone si rruga që lidh Belshin me Cërrikun qe do të jetë prioriteti i qeverisë në katër vitet e ardhshme.?Prioriteti ynë është të bëjmë rrugën që lidh Cërrikun me Belshin, sepse është një rrugë pa rrugë dhe ndërkohë, lidhja me rrugë do të bëjë që e gjithë kjo zonë të marrë një tjetër perspektivë dhe një tjetër energji. Përsa i përket atyre që tha Altini, unë jam plotësisht dakord me Altinin, janë të gjitha shprehje e një vetëdije sociale, shprehje e një qëndrimi të qartë socialist dhe progresist, shprehje e objektivave dhe e vizionit tonë të qartë për të ecur në drejtimin e duhur dhe për të mos lënë asnjë prapa. Cërriku ka mbetur shumë mbrapa në këto vite. Katër vjet, asgjë, zero. Sot vij këtu, dy vjet pasi kemi ardhur për fushatën e kaluar dhe asnjë ndryshim. Zero!? Me tej, kryeministri Rama u shpjegoi banorëve të Cërrikut se 21 qershori nuk është dita e zgjedhjeve për të ndërruar qeverinë, por për të zgjedhur njeriun e duhur.