Fiks Fare, 20 Maj 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 9 years ago
Familja e varfer Rreshen

Bashkia e Rreshenit ne nje shkrese qe i dergon Ministrise se Mireqenies sociale thuhet se familja ka 50 500 te ardhura ne muaj dhe perfitoi bonusin e qerase, dmth bashkia I paguan qerane e shtepise per 12 muaj te vitit. Por kjo nuk eshte e vertete. Ne momentin kur bashkia vendosi t?i jape bonusin e qerase kjo familje humbi ndihmen ekonomike mujore qe merrte si te papune dhe kempin e vajzes se dyte nuk e kane marre asnjehere. Nderkohe Nuk kane marre as bonusin e qerase. Disa muaj me pare, konkretisht ne muajin shkurt u transmetua ne Fiks Fare, rasti i nje familjeje te varfer nga Rresheni. Familja Picaku eshte nje familje me kater pjestare, te cilet jetojne ne ish shtepine e oficereve. Me sakte ne koridorin e kesaj godine te vjeter edhe kane vetem nje dhome te cilen kane arritur te sistemojne vetem disa nga rrobat e tyre. Agimi edhe Bardhokja kane dy vajza te semura edhe problemit te te qenit te pastrehe i shtohen edhe problemet e tyre ekonomike. Nga keto probleme familja ka marre disa here kredi per te shlyer operacionet e vajzes se madhe apo per te blere ilacet e vajzes se vogel. Te ardhurat mujore te familjes jane vetem nje ndihme ekonomike edhe kempi i njeres prej vajzave te tyre. Me trajtimin e kesaj teme ne Fiks Fare bashkia e Rreshenit u dha fjalen publikisht qe familjes do t?i ofronte bonusin e qerase. Kjo nenkuptonte qe Bashkia e Rreshenit do paguante qerane e Shtepise per 12 muaj familjes Picaku. Por asnje premtim nuk u mbajt familja eshte serisht ne godinen ku ishte edhe problemet e tyre vetem sa jane shtuar.
Fiks Fare shkoj serisht ne Rreshen te rrethit Mirdite.
Rikujtim sesi shte gjendja e familjes, edhe si vazhdon te jete ajo. Ne konstatojme qe eshte e njejta situate. Gjendja e kesaj familjeje vetem eshte perkeqsuar edhe nuk ka asnje premtim te mbajtur nga bashkia e Rreshenit.
Bardhoke Picaku na tregon se nuk i eshte paguar qeraja e shtepise, ashtu si i ishte premtuar. Bonusi i qerase ishte thjesht nje genjeshter. Dicka e sajuar e cila asnjehere nuk eshte realizuar. Ajo tregon se sa here eshte paraqitur ne bashki ka marre vetem kercenime nga kryetari i kesaj te fundit. Bardhokja thote qe do te detyrohet te vrase veten sepse nuk ka zgjidhje tjeter.
Agim Picaku sqaron se familja vazdon te jetoje ne shtepine e oficereve dikur godine shteterore, tashme e privatizuar. Nga momenti ne moment do iu duhet te lirojne ndertesen edhe te dalin jashte. Jetesa eshte shume e veshtire me dy femije te semure. Zoteria na tregon qe edhe ai eshte gjithashtu i semure edhe vuan nga nje semundje ne stomak. Jetesa keshtu eshte shume e veshtire.
Interviste shefi i ekonomise prane bashkise se Rreshenit Bashkia e Rreshenit e ka bere punen e saj. Une bashke me juristen e ketij institucioni e cila me ka njohur me problematiken kemi bere te pamunduren. Une kam hyre garant tek njerezit e mij qe zonjes t?i lihet edhe nje dhome ne ndertesen ku jeton aktualisht. Edhe ajo nuk eshte e detyruar te paguaje qera. Per te tjera gjera une n...