Fiks Fare, 12 Maj 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 9 years ago
Shkelja e kushteve te transportit te barnave.

Ngarkimi shkarkimi i tyre nga kamioni ne makinat e firmes farmaceutike jashte tiranes.
Fiks Fare ne afersi te Kasharit buze autostrades pikasi nje kamion me targa rumune, i cili po shkarkonte disa kuti ne toke, dhe po i ngarkonte ato ne nje makine te nje kompanie farmaceutike (IMIFARMA). Duke dyshuar se kjo ngarkese mund te ishte barna gazetarja e fiksit e filmon dhe pyet njerin nga punonjesit. Ai pranon qe keto ishin ilace dhe po i shkarkojme keshtu pasi nuk priste dot kamioni. Nuk e kemi bere here tjeter.
Kamera e Fshehte Personi të cilit i janë bllokuar barnat thotë se nuk hyjmë dot në qytet me makina të mëdha. Ndaj këtu i shkarkuam se makina që mori pjesën tjetër nuk i merrte dot të gjitha. Kështu e kemi bere dhe herë të tjera. Personat që e kishin bllokuar i thonë se nuk është shalqi ta ulesh këtu. Ai mbrohet me idenë se këto ilaçe mund të qëndrojnë deri në 30 gradë.
Interviste me Inspektorin e Agjensise Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, kamioni transportonte barnat në shkelje flagrante të kushteve të ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave, duke prishur në këtë mënyrë zinxhirin transportues dhe duke cenuar standardet e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të këtyre barnave. Ndërkohë që, sipas ligjit ?Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik?, kushtet dhe pajisjet e importuesit, eksportuesit dhe shpërndarësit farmaceutik duhet të jenë në përputhje me praktikat e ruajtjes dhe tregtimit të mirë të barit, sipas standardeve farmaceutike. Nga ana e inspektorëve të AKBPM-së është proceduar me gjobitjen e kompanisë në masën 200.000 lekë, të parashikuar nga ligji për subjektin farmaceutik importues. Po ashtu është sekuestruar e gjithë sasia e barnave që i përkisnin këtij subjekti, të cilat kapnin vlerën e rreth 130.000 eurove.