Shkup, policia “blindon” kryeqytetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me kërkese kryesore dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, opozita ne Maqedoni mban sot protestën me te madhe te organizuar deri tani ne vend. Tubimet e përditshme te zhvilluara ne kryeqytetin Shkup dhe qytete te tjera te vendit si shenje e pakenqesise popullore, kulmojnë me grumbullimin përpara selise qeveritare, ku pritet te mbërrijnë mijera qytetare, mes te cileve edhe shqiptare. Ato nisen qe nga fillimi i publikimit te te ashtuquajturave ?bomba? te kreut te LSMDN, Zaev, qe permes bisedave te përgjuara zbuluan skandale te shumta korruptive, mbulimin e disa vrasjeve dhe veprime antidemokratike te Gruevskit dhe bashkëpunëtoreve te tij.Mbështetësve te opozitës do t?i bashkohen edhe përfaqësues te trupit diplomatik, ish-ambasadore te vendeve perëndimore, eurodeputete dhe përfaqësues te ndërkombëtar. Forca te mëdha policore jane angazhuar per ruajtjen e sigurisë gjate protestës, ndersa opozita beri thirrje te mos pengohet ardhja e mbështetësve nga qytete te tjera te vendit. Protesta mbahet ne nje situate te tensionuar ne vend, pas aksionit policor ne Kumanove, qe Shkupi zyrtar e cilesoi si konflikt me nje grup te pretenduar terrorist. Zhvillimet dramatike ne kete qytet u pasuan nga doreheqja e dy ministrave te qeverise dhe shefit te shërbimeve sekrete.