Prokuroria: Frroku mund të cenonte provat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në urdhër-ndalimin e firmosur të enjten nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thuhet se Doshi e Frroku, e bashkë me ta edhe Durim Bami, kanë sajuar ngjarjen e vrasje, me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Ky dokument hedh dritë edhe mbi shkaqet se pse organi i akuzës veproi me shpejtësi. Urdhri i ndalimit për deputetin kristian demokrat Mark Frroku arsyetohet edhe me faktin qe ai akuzohet për tre vepra penale, kallëzim te rreme, deklarate e rreme përpara prokurorit, si dhe kanosje për deklarime, ekspertim ose përkthim te rreme. Qenia e Frrokut i lire dhe deputet, sipas organit te akuzës ve ne rrezik provat.Por Prokuroria e Përgjithshme ka pasur dyshime se deputeti kristian demokrat mund te largohet nga territori i Shqipërisë par shkak te lidhjeve financiare qe ai ka ne disa vende. Ne këto kushte, organi qendror i akuzës veproi menjëherë sapo kuvendi hoqi imunitetin e deputeteve Tom Doshi e Mark Frroku.