Kushtet e këqija higjeno-sanitare në shkollat e Lezhës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

1 view
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë prej këtyre nxënësve nuk do te donte te zhvillonte mësim ne këto kushte. Mure te lagësht, suva e rene, mungese uji e ere e keqe e tualeteve. Kjo është shkolla 9 vjeçare Gjergj Fishta, ne te cilën mësojnë rreth 300 nxënës. Por si kjo shkolle, e cila ndodhet ne qytetin e Lezhës, ka edhe 30 shkolla te tjera te mesme e 9 vjeçare, ku nxënësve e mësuesve i duhet te përballen me kushtet e këqija higjeno-sanitare. Megjithëse edhe vitin e kaluar ne monitorimin e bere nga shëndeti publik, u ngritën te njëjtat problematike, asgjë nuk është përmirësuar.