Bushati në takimin e Rigas - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare qe pas marrjes se statusit te vendit kandidat, Shqipëria është përfaqësuar ne nje takim informal te ministrave te Jashtëm te Bashkimit Europian, ne Riga te Letonise. Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ishte i pranishëm ne takimin dyditor, përkrah ministrave te jashtëm te vendeve aspirante.Bisedimet me shefen e politikes se jashtme dhe sigurisë, Federica Mogherini, u fokusuan ne krizen ne Ukraine, marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, si dhe strategjinë e sigurisë së BE-së per përballimin e krizave.?Diskutuam edhe me ministrat e Jashtem te vendeve kandidate per ne BE per sfidat e politikes se jashtme, krizat ne Ukraine dhe Libi. Biseduam edhe per situaten ne rajonin e Ballkanit Perendimor dhe Turqi, si dhe per procesin e zgjerimit te unionit?. Ministri Bushati në fjalën e mbajtur sqaroi qëndrimin e politikës së jashtme shqiptare ndaj situatës në Ukraine, si dhe ndaj kërcënimeve që vijnë prej rajoneve në jug të Evropës, si Siria, Iraku, Libia. Ai theksoi rendësinë e rajonit te Ballkanit per garantimin e sigurisë europiane dhe shtoi se eshte në interes të BE-së një politikë e suksesshme zgjerimi. Bushati veçoi masat që ka marrë qeveria shqiptare në luftën kundër terrorizmit, si dhe nevojën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Recommended