Paloka dhe Berisha kundër Metës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta ka qene serish ne fokusin e sulmit opozitar, por ketë here Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit te grupit parlamentar Edi Paloka, ka vendosur ne te njëjtin pozicion edhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Paloka ka denoncuar vizitën e kryetarit te kuvendit ne zyrën e ministrit te Brendshëm pas dëshmisë qe Meta dha ne ProkuroriEdi Paloka:I akuzuari për organizimin e dy vrasjeve, i doli përpara të akuzuarit tjetër, Tahirit, si fshehës i ngjarjes, pak përpara se ky i fundit të shkonte për të dëshmuar.Ilir Meta dhe Saimir Tahiri janë personazhet kyç në këtë histori, njëri i akuzuar si porositës i vrasjeve, e tjetri si negociator mes palëve dhe vrasësit të dyshuar, dhe sigurisht kanë nevojë të konsultohen për skenarin e tyre.Takimi Meta-Tahiri i ka shërbyer Partisë Demokratike qe te perserise kërkesën per largimin e Ilir Metes nga post i kryetarit te kuvenditSi kryetar i Kuvendit, si numri 2 i shtetit, i akuzuari numër 1 në vend, hyn e del si të dojë nëpër zyra. Sa kohë që ai është veshur me pushtetin e kryekuvendarit, Ilir Meta përbën pengesë serioze për një hetim objektiv e të painfluencuar.Që ky hetim të jetë i plotë dhe i besueshëm ka vetëm një rrugëdalje. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen nga posti që mban e ti hapë rrugën drejtësisë.Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar nje ekspozite ne nder te Adem Jasharit duke shfrytëzuar edhe momentin per te kërkuar serish largimin e Ilir Metes.

Recommended