Strazimiri: Shërbimi sekret i ushtrisë ka dështuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Partine Demokratike rrëzimi i helikopterit te drejtuar nga majori shqiptar ne Spanje, tregoi nivelin ne te cilin ndodhet siguria kombëtare, policia ushtarake e strukturat e shërbimit sekret te ushtrisë. Nëpërmjet nje deklarate deputeti i PD Gent Strazimiri ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se dështoi duke i lene rruge te lire trafikanteve. ??Rilindja? e strukturave inteligjente të ushtrisë dhe policisë, me ish-punonjës të ?shtëpisë me gjethe?, operativë të Sigurimit të Shtetit, në këto 498 ditë i ka lidhur sytë, veshët, duart dhe këmbët çdo qelize të shtetit, duke u lënë dorë të lirë organizatave kriminale nga e gjithë bota të hapin praktikisht ?zyrë pune? në Shqipëri.Nëse aksidentalisht, helikopteri i drogës, nuk do të kishte përfunduar në telat e tensionit të lartë në Spanjë, i kthyer ?nga pushimet? piloti në fjalë do të rikthehej ?në krye të detyrës? i pashqetësuar, për të transportuar ?sajmirin? e kryeministrit nëpër gërxhet e jugut, nga ku njofton se çfarë suksesi ka arritur në luftën kundër mushkave dhe barit nëpër monopate malesh?.Sipas Strazimirit individë me të dhëna të tilla, ?gabimesh? apo ?lapsusesh? ?të vogla?, të gjitha në lidhje me vepra penale të trafikut të paligjshëm, kanë penetruar për shkak të vullnetit politik në çdo qelizë të shtetit, në polici, ushtri, shërbimin civil e deri në parlament.

Recommended