PD: Pse hesht Rama për drogën? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane mbajtur serish ne qendër te strategjisë se opozitës ngjarjen e asgjësimit te laboratorit te drogës ne Elbasan. Nga foltorja e PD, deputeti Eduard Halimi ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se sa më shumë kohë kalon pa bërë transparencë për lidhjet që kanë trafikantët me qeveritarët, aq më shumë damkoset Edi Rama për dijeninë dhe lejimin e këtij aktiviteti kriminal. ?Edi Rama refuzon të përgjigjet për shqetësimin publik për instalimin gjatë 12 muajve të fundit të fabrikës më të madhe të kokainës në Ballkan mu në zemër të Shqipërisë, dhe ngritjen e një rrjeti të tillë kriminal pa ju hyrë gjemb në këmbë trafikantëve.Si ka mundësi që ushtronte prej një viti aktivitetin një fabrikë e tillë, dhe autoritetet kishin mbyllur sytë e veshët?A janë anëtarët e kësaj bande kriminale financues të fushatës së Partisë Socialiste?A janë krerët e kësaj bande të lidhur me deputetë e zyrtarë të lartë të partisë në pushtet? Sipas Halimit, gënjeshtrat e Edi Ramës dhe pozimet e tij qesharake në përpjekje të dëshpëruara për të dalë nga sikleti i zbulimit të laboratorit më të madh të kokainës në Ballkan u hodhën poshtë zyrtarisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi gjithçka nisi nga informacioni i partnerëve europianë, dhe më tej ishte kjo prokurori që në bashkëpunim me kolegët gjermanë vazhduan hetimin derisa e finalizuan me operacionin policor.