PD: Pse Rama hesht për Rinasin? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjegjësi sipas opozitës për grabitjen e shumave të mëdha të parave mesditën e 30 qershorit, kanë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Nënkryetari demokrat Edi Paloka, tha se inkriminimi i policisë është arsyeja kryesore e rrëzimit të tmerrshëm të sigurisë publike dhe kombëtare.?Kjo është heshtja e një fajtori. Fakte të reja kanë dalë në dritë që tregojnë se Rinasi me Ramën është kthyer në një çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi, një burim i madh përfitimi financiar për bandën kryeministrore, për avokatin e tij Eno Bushin që ka 25 përqind të aksioneve të kompanisë së sigurisë, për shefin e komisariatit, i afërm i ministrit të Brendshëm që kontrollon kanalet e trafikut, dhe vazhdon të qëndrojë në detyrë megjithë skandalet e shumta, e me gjithë sulmin e armatosur tre dite më pare?Sipas Palokës, ngjarja e Rinasit, fakton rrëzim e standardeve të sigurisë.?Ndërkohë dokumentet zyrtare kanë shuar çdo spekulim të Ramës, duke konfirmuar se policia është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit dhe rrethimit të jashtëm, dhe grabitja ka ndodhur vetëm pak metra larg nje trupe policie që nuk u vunë kurrë në lëvizje. Renia e Rinasit, renia e sigurisë kombëtare është vërtetimi i rënies së çdo standardi, është dëshmi se grabitja, maskat, krimi, me Ramën e Tahirin kanë zëvendësuar rendin, ligjin, sigurinë.?Nënkryetari demokrat për të faktuar cenimin e sigurisë publike, kujton se vjedhje të tilla janë përsëritur frikshëm në aksin Tiranë-Vorë-Rinas.

Category

📺
TV

Recommended