Marrëveshja, bojkoti i opozitës drejt fundit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca dhe opozita janë fare pranë marrëveshjes qe i jep fund ngërçit politik. Negociatoret e Brukselit Eduard Kukan dhe Knut Flenkeshtein ne deklaratën e tyre te përbashkët kane theksuar se palët janë dakord me propozimet e tyre. Parlamenti Europina mbështet integrimin e Shqipërisë dhe dialogun mes opozitës dhe shumicës. Inkurajojmë opozitën t?i japë fund bojkotit te kuvendit sepse Shqipëria ka nevoje per dialog politik te qëndrueshëm. Është përgjegjësia e te dyja palëve qe dialogu te behet ne kuvend. Po asht0 vlerësojmë faktin qe partneret rëne dakord me propozimet tona. Partia Socialiste e ka përshëndetur draftin duke deklaruar se është e gatshme ta përktheje atë ne nje rezolute dhe ta votoje ne kuvend. Ne te njëjtën linje është edhe qëndrimi i Partisë Demokratike, e cila falënderon negociatoret e Brukselit për angazhimin ne zgjidhjen e krizës parlamentare ne Shqipëri. Drafti me 4 pika parashikon rikthimin e opozites ne kuvend, ndërsa mazhoranca angazhohet qe nuk do te perdore shumicën e tre te pestave ose 84 votat por do te kërkoje konsensusin per reformat e rëndësishme.Te gjitha partite politike angazhohen per respektimin e vendimeve te gjykates kushtetuese. Si mazhoranca ashtu edhe opozita duhet te rishikojne rregullat per funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare. Pika e trete parashikon qe palët te angazhohen dhe se bashku me ndihmën e Bashkimit Evropian te punojnë qe te respektohen satndaret e komisionit te Venecias ne lidhje me emërimin e personave me rekorde kriminale ne funksione publike. Ndërsa ne piken e fundit thuhet se përfaqësuesit e parlamentit evropian do te mbështesin një marrëveshje te tille politike. Brukseli duket sa ja ka dale edhe këtë here te zgjidhe ngërçin politik ne Shqipëri.