Bojkoti i opozitës drejt fundit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita duket se javën e ardhshme ne 24 dhjetor do te kthehet ne parlament duke i dhëne fund bojkotit. Te paktën kështu e ka lexuar qëndrimin e aktoreve politike social-demokrati gjerman Knut Fleckenstein pas takimit me kryetarin e PD Lulzim Basha. Gjate një komenti te shkurtër per mediat, europarlamentari Fleckenstein i cili është nje prej 2 negociatoreve qe kane marre përsipër te zgjidhin ngërçin politik ne Shqipëri ka theksuar se ka pasur bisedime konstruktive me liderët e mazhorances dhe opozitës dhe shpreson se ne 24 dhjetor te gjithe deputetet do te jene se bashku ne sallen e kuvendit. Optimizmi ka qene i dukshëm edhe ne deklaratën e kryetarit te PD, Basha i cili theksoi se PD kërkon te jete ne Parlament. Vullneti i opozitës për të ecur para me eliminimin e shkaqeve që e çuan situatën këtu, pra dekriminalizimin e kuvendit dhe pajtueshmërinë e tij me sundimin e tij. Ky është proces që kërkon vullnet politik, opozita e ka këtë vullnet dhe e ka nënvizuar që prej shtatorit që opozita do që të jetë në Kuvend. Nje dite me pare, raporteri i Parlamentit Europian per Shqipërinë zhvilloi takime me kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit Meta ne përpjekje per te arritur nje marreveshje qe parashikon hartimin e nje ligji per dekriminalizimin dhe kthimin e opozitës ne kuvend brenda ketij muaji.Te gjitha këto lëvizje tregojnë se te mërkurën e 24 dhjetorit, deputetet demokrate dhe aleatet e tyre do te marrin pjese ne séance e fundit te parlamentit per këtë sesion. Bojkoti i opozitës nisi ne 10 korrik te këtij viti pas dhunës qe dy deputetet socialiste ushtruan ndaj demokratit Gent Strazimiri. Qe prej atij momenti, Partia Demokratike vuri si kush per rikthimin e normalitetit ne kuvend; ngritjen e komisioneve hetimore qe me heret ishin rrezuar nga shumica, zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, krijimin e kushteve ne kuvend qe pakica te mund te ushtronte funksionet e saj dhe dekriminalizimin e parlamentit; te gjitha keto sipas PD duhet te realizoheshin ne baze te nje marrëveshje per te cilen garant te dilte faktori ndërkombëtar. Mazhoranca votoi pak jave me pare ngritjen e komisioneve hetimore, ndryshoi rregulloren e kuvendit për t?i dhëne te drejte nje përfaqësuesit te opozitës te flasë sa here flet Kryeministri dhe me negocimin e Parlamentit Europian ra dakord qe ne muajt e pare te vitit 2015 te hartohet nje ligj per dekriminalizimin.