Testim për 8 mijë mësues - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Data 6 dhjetor do të mbledhë në 29 qendra testimi në të gjithë vendin mbi 8 mijë mësues punëkërkues për të shfaqur aftësitë e tyre në këtë profesion. Janë pikërisht arsimtarët që kanë aplikuar në portalin ?Mësues për Shqipërinë? të cilët do të garojnë për rreth 2200 vende vakante në sistemin arsimor. Por si do të kryhet ky provim dhe me çfarë do të përballen kandidatët për mësues. Sqarimet i ka dhënë vetë ministrja Lindita Nikolla. E ndërsa për të qenë fitues mësuesit duhet të arrijë mbi 50% të përgjigjeve, korrigjimi do të kryhet nga një komision i posaçëm me ekspertët më të mirë të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Pas publikimit të këtyre rezultateve më 22 dhjetor nuk do të ketë më emërime nga Drejtoritë arsimore të Rretheve. Sipas ministres Nikolla bazuar mbi listën e fituesve do të shmangen njëherë e mirë emërimet klienteliste dhe korruptive. Në portalin ?Mësues për Shqipërinë?, 60% e aplikantëve kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë mësim në zonat më të thella aty ku edhe problematika e mësimdhënies ka qenë më e madhe gjë që çoi në largimin nga detyra të mbi dy mijë mësuesve pa arsimin përkatës.

Recommended