6 mijë aplikime për mësues - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm një ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin on line ?Mësues për Shqipërinë? janë regjistruar rreth 6000 mësues punëkërkues, ku interesi më i lartë është shfaqur në qytetet e mëdha si Tirana, Elbasani Durrësi dhe Korça. Vetëm këta arsimtarë do t?i nënshtrohen testimit për ushtrimin e profesionit të tyre për të paktën 4 mijë vende pune të shpallura vakante pas pezullimit të atyre që u konstatuan jashtë profilit dhe pa arsimin përkatës. Ky testim sipas drejtoreshës së arsimit parauniversitar në ministrinë e arsimit do t?i orientojë mësuesit në profilin e tyre. Por me udhëzimin e ri të MAS pritet qe pas këtij vlerësimi të ketë më shumë mësues të punësuar. Kjo do të realizohet duke reduktuar orët e punës për çdo mësues dhe uljen e numrit të nxënësve nëpër klasa. Kështu nëse një klasë ka mbi 35 nxënës atëherë do të ndahet në dy. Por çdo të ndodhë me mësuesit që janë në sistem por që japin mësim jashtë profilit të tyre për të plotësuar normën e mësimdhënies? Ndërsa për shkollat në zonat më të thella ku numri i nxënësve është më i vogël, sipas udhëzimit të ri mësuesi do të jap mësim edhe në lëndë të përafërta me profilin e tij.

Recommended